Politike

"SPAK ka problem me objektivitetin e çështjes..."/ Kryemadhi: ILDKPI ka hetuar mamanë time në qelizë, i çonte letër të gjitha institucioneve bankare

Ndër të tjera, Kryemadhi shprehet se kanë marrë 310 mijë euro borxh, pasi duhet t'i derdhnin direkt në bankë dhe më pas kanë blerë shtëpinë.

19 Mars 2026, 21:41 Nga E. D
"SPAK ka problem me objektivitetin e çështjes..."/
Monika Kryemadhi

TIRANË- Monika Kryemadhi ka treguar se si u morën borxhe 310 mijë euro për të blerë apartamentin, teksa ka treguar edhe detajet rreth hetimeve. E ftuar në “Top Story”, Kryemadhi ka theksuar se, SPAK ka problem me objektivitetin e çështjes, pasi ata kanë marrë paratë që janë futur por nuk kanë marrë tërheqjet.

Ajo gjithashtu thekson se ILDKPI ka hetuar mamanë e saj deri në qelizë dhe madje i çonte letër të gjitha institucioneve bankare. Ndër të tjera, Kryemadhi shprehet se kanë marrë 310 mijë euro borxh, pasi duhet t'i derdhnin direkt në bankë dhe më pas kanë blerë shtëpinë.

“Në paguanim 1500 euro në shtëpinë që jetonim në Bllok. Një pjesë e kishte mamaja një pjesë e kisha un. Ne sapo kishim hyrë në shtëpi, isha me tre fëmijë të vegjël, Ilir Meta nuk ishte shumë në shtëpi atë kohë pasi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Pronari i shtëpisë kishte një kredi dhe më pas banka po ia merrte. Mua më thonë pse nuk e blen, ku me marrjen e një kredie ne do të paguanim 1000 euro në muaj.

Unë duke parë dosjet e SPAK, ata pretenduan se ne nuk e kishim deklaruar këtë. Të mendosh se në 2010 ne nuk e kishim deklaruar këtë. Është deklarimi i pasurisë. Adriatik Llalla në 2009, atë që SPAK pretendon se Ilir Meta nuk e ka deklaruar. Është blerë në 2002 dhe është shitur në 2006. Po ta shikosh, deklarimi i pasurisë i ka kthyer në 24 i gjashti

Është shkresa dhe shkruhet konfidenciale dhe ka qenë pjesë e inspektoratit të deklarimit të pasurive. Bëhej fjalë që hetimi i pasurive në 2009 bëhej në mënyrë sekrete. Aty janë over-draftet dhe tërheqjet që ka bërë. SPAK ka problem me objektivitetin e çështjes, ata kanë marrë paratë që kemi futur por nuk kanë marrë ato tërheqjet.

Në morëm 310 mijë euro borxh, pasi duhet të derdheshin direkt në bankë. Ne kemi blerë shtëpinë direkt. Mamaja ime ia ka dorëzuar menjëherë paratë pronarit. 200 mijë e bëj derdhje dhe 200 mijë kredi afatshkurtër. Këtë e kanë hetuar drejtoria e pastrimit të parave dhe ILDK. Është hetuar, ka mbi 20 mijë faqe të deklarimit të pasurive, nuk ka rezultuar asgjë. ILDKPI ka hetuar mamanë time në qelizë, i çonte letër të gjitha institucioneve bankare”, tha Kryemadhi./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll