Politike

"Dua që PD të jetë një parti fituese"/ Salianji: Ka një shumicë që rri në PD e tërhequr dhe nuk angazhohet...

Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji nënvizoi se PD duhet të hapet pasi duke u hapur tejkalon deformimin e vullnetit të zgjedhëseve.

19 Mars 2026, 21:37 Nga D.S
"Dua që PD të jetë një parti fituese"/ Salianji:
Ervin Salianji

TIRANË- Ervin Salianji deklaroi se në Partia Demokratike ka një shumicë që është e tërhequr dhe që nuk angazhohet për shkak se nuk i krijohen hapësira. Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji nënvizoi se PD duhet të hapet pasi duke u hapur tejkalon deformimin e vullnetit të zgjedhëseve.

Megjithatë, ai nuk i kurseu edhe kritikat ndaj udhëheqjes së opozitës, duke thënë se po të kishte dëgjuar shqetësimet e shumicës, situata do të ishte shumë më ndryshe.

“Ka një shumicë që rri në PD e tërhequr dhe nuk angazhohet sepse nuk i krijohet hapësira. Nëse shqetësimet do të dëgjoheshin nga lidershipi do t’i shërbenin partisë. Për shkak të mosreflektimit nga 11 maji deri më sot, nga PD ose janë larguar ose janë tentuar të përjashtohen. A fiton PD duke u rrudhur? Unë dua që PD të jetë një parti fituese dhe jo një parti që vegjeton sa herë humb zgjedhjet. PD duke u hapur tejkalon deformimin e vullnetit të zgjedhëseve…”, tha ai./Dosja.al

ervin salianji pd

Sondazh

Poll