Politike

Salianji: Statuti i PD-së nuk lejon rikandidimin për kryetar nëse ke humbur zgjedhjet

Sipas tij, kjo dispozitë lidhet drejtpërdrejt me situatën aktuale në parti, duke iu referuar kreut aktual Sali Berisha, i cili drejtoi Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit 2025, ku PD humbi. 

19 Mars 2026, 21:24 Nga E. D
Salianji: Statuti i PD-së nuk lejon rikandidimin për kryetar nëse
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur lidhur me garën për drejtimin e Partisë Demokratike. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Salianji theksoi se neni 46, pika 8 e Statutit të PD-së përcakton qartë se një kryetar që humbet zgjedhjet nuk mundet të rikandidojë.

Sipas tij, kjo dispozitë lidhet drejtpërdrejt me situatën aktuale në parti, duke iu referuar kreut aktual Sali Berisha, i cili drejtoi Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit 2025, ku PD humbi. Salianji gjithashtu theksoi se do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 majit, teksa shtoi se nuk do donte që PD-ja të shkonte sërish në një proces ligjor për statutin si 3 vite më parë.

"Po, do të jem në garën për kryetar të PD, pavarësisht se është përcaktuar data e zgjedhjeve që është 23 maj, por PD nuk ka përcaktuar siç duhet procesin, sepse ka një parim ku dalin listat e votuesve, rregullat për garuesit dhe kushtet e barabarta të garës, siç bëhet në zgjedhjet e përgjithshme

Mendoj dhe besoj fort te procesi politik. Kur ka mendime të qarta, nuk do doja që PD të shkonte në procese ligjore. Ky do ishte një shërbim për Edi Ramën. Statuti regjistrohet në gjykatë, nuk do doja që PD të futej në një cikël tjetër në gjykatë. Për shkak të kontributit të Berishë të përjashtohet nga rregulli, të bëjmë një platformë me njerëzit," tha ai./Dosja.al

ervin salianji

Sondazh

Poll