Politike

"Si në çdo skuadër rolet ndërrohen"/ Ministrja më jetëgjatë, Kumbaro: Ne jemi kalimtarë, Edi Rama jo

Kumbaro tha se rezultatet në fakt maten përmes votës dhe analizës së brendshme të skuadrës socialiste, duke theksuar se asnjë ministër nuk është aty sepse është i zoti vetë, por për shkak se është pjesë e kësaj skuadre, në të cilën ndërrohen rolet dhe lëvizin edhe detyrat.

19 Mars 2026, 14:20 Nga E. D
"Si në çdo skuadër rolet ndërrohen"/ Ministrja
Mirela Kumbaro, Edi Rama

TIRANË- Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e cila është ministrja më afatgjatë pas kryeministrit Edi Rama në këto katër mandate u pyet nga gazetarët se cilat janë rezultatet që justifikojnë vazhdimësinë e saj në kabinetin e Ramës. Në përgjigje, Kumbaro tha se rezultatet në fakt maten përmes votës dhe analizës së brendshme të skuadrës socialiste, duke theksuar se asnjë ministër nuk është aty sepse është i zoti vetë, por për shkak se është pjesë e kësaj skuadre, në të cilën ndërrohen rolet dhe lëvizin edhe detyrat. Ajo theksoi se nuk është ministri që qëndron, por maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës.

Pyetje: Ministre, tre kolegët tuaj që sapo folën janë tre ministra të rinj të kabinetit Rama 4. Pas kryeministrit Rama ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësinë tuaj në kabinetet e zotit Rama?

Mirela Kumbaro: Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e maxhorancës. Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare. Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron, por maxhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara./Dosja.al

mirela kumbaro edi rama

Sondazh

Poll