Politike

Turi në Bruksel: Sali Berisha takon Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Bruksel

Berisha shoqërohej në këtë takim nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Ceno, si dhe znj. Erisa Bajaziti, znj. Denisa Nela dhe z. Ilir Lika, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

19 Mars 2026, 17:28 Nga D.S
Turi në Bruksel: Sali Berisha takon Presidentin e Parlamentit të
Sali Berisha

BRUKSEL- Kreu i Opozitës, Sali Berisha, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, z. Bertin Mampaka. Berisha shoqërohej në këtë takim nga deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare Enri Ceno, si dhe znj. Erisa Bajaziti, znj. Denisa Nela dhe z. Ilir Lika, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë.

Në fillim të takimit, Presidenti Mampaka shprehu vlerësimin për praninë e Berishës duke theksuar rëndësinë dhe rolin e veçantë që ka Parlamenti i Brukselit.  Nga ana tjetër,  Berisha shprehu mirënjohjen për Parlamentin e Brukselit dhe për institucionet federale belge në të gjitha nivelet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Gjatë takimit, z. Berisha paraqiti situatën aktuale në Shqipëri, duke theksuar se vendi ndodhet në një moment të vështirë demokratik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të grupeve kriminale shqiptare dhe karteleve të drogës, të cilat sipas Kryedemkratit, kanë shtrirë aktivitetin e tyre nga Amerika Latine drejt porteve europiane, duke u kthyer në një shqetësim jo vetëm kombëtar, por edhe europian. Ai nënvizoi nevojën për rikthimin e shtetit të së drejtës dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme organizuar nga një qeveri teknike./Dosja.al

 

sali berisha pd

Sondazh

Poll