Politike

Fratelli D’Italia e Melonit hap degë në Tiranë, Massimiliano Adilardi: Marrëdhënie të privilegjuar me PD

Adilardi u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha dhe kryeministrja Georgia Meloni kanë komunikim midis tyre, por tha se kjo marrëdhënie do të intensifikohet me hapjen e degës në Tiranë. Ai gjithashtu tha se Fratelli D’Italia do të japë mbështetje dhe asistencë për Partinë Demokratike dhe opozitën.

19 Mars 2026, 16:06 Nga E. D
Fratelli D’Italia e Melonit hap degë në Tiranë,
Massimiliano Adilardi

TIRANË- Partia Fratelli D’Italia, partia e kryeministres italiane Georgia Meloni ka hapur një degë të saj në Shqipëri. Kryetari i kësaj dege në Shqipëri, Massimiliano Adilardi ka dhënë arsyet e hapjes së kësaj dege në vendin tonë. Duke folur në një intervistë për Syri.net, ai tha se përtej ndihmës për qytetarët italianë, dega e Fratelli D’Italia në Shqipëri do jetë dhe një mbështetje për Partinë Demokratike dhe të gjitha partitë e djathta të opozitës shqiptare.

Adilardi u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha dhe kryeministrja Georgia Meloni kanë komunikim midis tyre, por tha se kjo marrëdhënie do të intensifikohet me hapjen e degës në Tiranë. Ai gjithashtu tha se Fratelli D’Italia do të japë mbështetje dhe asistencë për Partinë Demokratike dhe opozitën.

Adilardi shprehet se kontaktet për një intensifikim të marrëdhënieve kanë nisur për t’i rikthyer ato si në periudhën e presidentit Fini. Kreu i Fratelli D’Italia në Tiranë thotë se duhet një unfikim i Partisë të Djatha në qëndrimet e tyre dhe kjo sipas tij mund të vijë dhe me forcimin e rolit të Bashkimit Europian ku unifikimi duhet të jetë i detyrueshëm.

"Sigurisht që ne do të kemi një marrëdhënie të privilegjuar me partitë e djathta, prandaj po përpiqemi të zhvillojmë takime, të kuptojmë edhe nevojat e tyre, çfarë shqetësimesh kanë dhe çfarë lloj mbështetjeje kërkojnë nga “Fratelli d’Italia”, sepse unë flas në emër të këtij subjekti dhe jo për partitë e tjera që janë pjesë e qeverisë italiane. Më pas, këto marrëdhënie, këto nevoja dhe kërkesa do t’i çojmë në Romë, në parti, dhe sigurisht që në vijim do të organizojmë edhe takime në Romë me drejtuesit e “Fratelli d’Italia”, sepse qëllimi është të rifillohen marrëdhëniet, të cilat sot nuk janë ndërprerë plotësisht, pasi gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira, për shembull mes Giorgia Melonit dhe Berishës, që kanë komunikim midis tyre.

Ne patjetër do të kemi tryeza bashkëpunimi mes partisë sonë italiane ‘Fratelli d’Italia’ dhe partive të djathta këtu, pra partisë republikane, asaj të Berishës dhe të gjitha partive të djathta. Do të hapim këto tryeza sepse duam të jemi gjithmonë të informuar si për atë që ndodh në Shqipëri, ashtu edhe për nevojat që mund të kenë këto parti. Pra, ne vendosemi në dispozicion dhe, nëse kanë nevojë për ndihmën tonë, jemi të gatshëm ta ofrojmë.'Kemi zhvilluar bisedime, kemi folur me Berishën, kemi folur me Mediun, kemi folur me disa deputetë të Partisë Demokratike.

Pra, ne po vendosim bazat për të rifilluar një dialog që është ndërprerë, le të themi, që nga koha e Fin-it, praktikisht nga presidenti Fini, i cili ka qenë ai që ka pasur më shumë marrëdhënie me partitë e djathta këtu në Shqipëri. Madje edhe para tij, Tatarella. Por tani duhet të hyjmë më shumë në detaje dhe të kuptojmë konkretisht nevojat e partive të djathta," tha Massimiliano Adilardi./Dosja.al

 

massimiliano adilardi

Sondazh

Poll