Politike

Opozita takim në Bundestag me deputetin Knut Abraham: Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë

Gjatë takimit deputetët e PD kanë theksuar se standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash.

19 Mars 2026, 16:44 Nga E. D

Opozita takim në Bundestag me deputetin Knut Abraham: Qeveria dhe PS

GJERMANI- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Berlin, ku janë takuar me deputetin e Bundestagut Knut Abraham, një njohës i mirë i Shqipërisë dhe një nga zërat më mbështetës të integrimit të vendit tonë në BE.

Gjatë takimit deputetët e PD kanë theksuar se standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash.

“Dhe këtu kemi problem serioz. Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit”, janë shprehur deputetët e PD.

Më poshtë njoftimi i plotë mbi takimin:

Takim në Berlin me deputetin e Bundestagut, Knut Abraham. Folëm hapur për procesin e integrimit europian dhe ku ndodhet realisht Shqipëria sot. E vërteta është që standardet europiane nuk janë çështje fjalësh, por janë çështje veprash. Dhe këtu kemi problem serioz. Qeveria dhe PS në Shqipëri po pengojnë drejtësinë dhe po i japin mbrojtje politike me votë korrupsionit. Kjo po dëmton besueshmërinë e vendit dhe po e mban peng procesin e integrimit europian. Prandaj, mesazhi ynë në Berlin është i qartë: Shqipërisë i duhet ndryshimi: zgjedhje të lira dhe një qeveri që punon për Europën, jo kundër saj!/Dosja.al

gazment bardhi jorida tabaku klevis balliu berlin pd

Sondazh

Poll