Politike

Deputetët e PD-së takime në Ministrinë e Jashtme gjermane: Zgjedhje të lira e luftë kundër krimit e korrupsionit

Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian.

18 Mars 2026, 19:44 Nga E. D

Deputetët e PD-së takime në Ministrinë e Jashtme gjermane:

GJERMANI- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetja Jorida Tabaku dhe Klevis Balliu kanë zhvilluar një takim në Berlin me Niels von Redecker, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipëria në rrugën drejt integrimit europian.

Bardhi thekson se procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe mospengimit të drejtësisë.

Postimi i Bardhit: 

Gjatë vizitës në Belin zhvilluam një takim me z. Niels von Redecker, Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, të cilin e falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Procesi i integrimit bazohet në meritë dhe Shqipëria duhet të tregojë se është seriozisht e angazhuar në reformat transformuese për vendin, veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit, mospengimit të drejtësisë, luftën ndaj krimit të organizuar dhe mbi të gjitha një qeverisje demokratike që buron nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjithashtu, e falenderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të Gjermanisë në heqjen nga Bashkimi Evropian të të gjitha masave ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023. Pa ndihmën e cmuar të Gjermanisë ai proces do ishte vonuar edhe më tej me pa të drejtë, duke dhënë mesazhin më të gabuar për shqiptarët kudo në Rajon. Shqipëria dhe shqiptarët qëndrojnë krah për krah Gjermanisë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian./Dosja.al

deputetët e pd

Sondazh

Poll