Bota

“Mos hajde në Serbi”, ‘sherri’ mes Vuçiçit dhe ministrit gjerman të shëndetësisë: Ia kam thënë në fytyrë, mos

21 Shkurt 2020, 12:03 Nga DOSJA
“Mos hajde në Serbi”, ‘sherri’ mes

SERBI– Serbia ka ndërprerë kategorikisht largimin e infermierëve nga vendi drejt Gjermanisë. Sipas gazetës së mirënjohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, menjëherë pas kësaj lëvizjeje që ka bërë qeveria serbe kundrejt Gjermanisë, ka lindur edhe grindja mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn.

Në një intervistë për gazetën gjermane në fund të vitit të kaluar, e cila është trasmetuar në  televizionet vendase ditët e fundit, është mësuar se Presidenti  serb këkon të largojë nga Gjermania të gjithë stafin shëndetësor serb.

Gjatë intervistës Vuçiç ka folur edhe për raportet me Gjermaninë duke përmendur rrjedhimisht emrin e ministrit të shëndetësisë gjermane, Jens Spahn, ku ky i fundit në 2019 kërkoi nga Kosova dhe Meksika stafe mejkësore për shëndetësinë e vendit të tij.

Sigurisht që Vuçiçit nuk i ka pëlqyer thirrja e ministrit gjerman për stafe në shëndetësi, duke folur me tone të ashpra për Spahn që po merr fuqinë punëtore në Gjermani.

“Unë vij në Serbi dhe ju marr infermieret tuaja. Ia kam thënë në fytyrë, nuk dua që të vish në Serbi dhe të marrësh infermieret e mia. Të vlerësoj, je një ministër i shkëlqyer. Ke sistemin shëndetësor më të mirë në botë. Por mos hajde në Serbi.”– fjalët e Vuçiç që ka cituar Agjencia gjermane ‘dpa’ dhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ndërkohë  nga pala gjermane  nuk  ka pasur asnjë reagim në përgjigje të deklaratës së fortë të Vuçiçit, megjithatë mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë këto marrëveshje.

Gjermania e ka treguar hapur që ka shumë nevojë për dhjetëra mijëra infermierë për kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe të sëmurët. Të paktën në 5-vjeçarin e fundit në Gjermani ka qenë një lëvizje relativisht e madhe e infermierëve nga Europa, përfshirë edhe Shqipërinë për të punuar në këtë shtet. Dhe kjo tregon se spitalet gjermane do të kishin mungesë të theksuar stafi mjekësh e infermierësh nëse nuk do të kishte pasur fuqinë punëtore nga vende të ndryshme të Europës.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas disa statistikave të bëra në vend, Gjermania vazhdon të ketë mungesa në stafet e spitaleve, nga 50 deri në 100 mijë mjekë e infermierë.

Burimi: faz.net

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota infermieret serbe jens spahn ministri gjerman vucic infermieret serbe jens spahn ministri gjerman vucic

Sondazh

Poll