Bota

Stop bullizmit/ Nga djali i Trump deri tek ekipet sportive, e gjithë bota solidarizohet me djalin që donte të vetëvritej me

21 Shkurt 2020, 14:01 Nga DOSJA
Stop bullizmit/ Nga djali i Trump deri tek ekipet sportive, e gjithë bota

AUSTRALI -Videoja e një djali  9-vjeçar, i cili kërkon një litar për të vrarë veten, pasi vazhdimisht ishte viktimë e bullizmit në shkollë nga moshatarët e tij ka bërë xhiron e botës.  Kjo video është shikuar mbi 14 milion herë në mbarë botën.

Njerëzit kanë shprehur solidaritetin e tyre, duke postuar në rrjetet sociale mesazhe me hashtag “Jemi me Quanden” dhe “Stop bullizmit”.

Me këto mesazhe dhe thirrje kundër bullizmit janë bashkuar edhe njerëz të famshëm duke përfshirë aktorë, sportistë deri te djali i presidentit Trump, Eric Trump, kanë reaguar në lidhje me këtë ngjarje që mund të kishte pasoja fatale.

Gjithashtu edhe prindërit së bashku me fëmijët, kanë postuar mesazhe mbështetëse për djalin. Komediani amerikan Brad Williams, tha se kishte mbledhur më shumë se 130.000 dollarë, në më pak se një ditë, për të dërguar familjen në Disneyland.

Le t’i tregojmë Quaden dhe të gjithëve, se në botë ka dhe gjëra të mira”. Me ta janë bashkuar edhe ekipet sportive në Australi dhe gjithashtu janë mbledhur për djalin e vogël, i cili këtë fundjavë do të jetë bashkë me ekipin në ndeshjen e radhës.

Burimi: newskarnataka

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi eric trump australi eric trump

Sondazh

Poll