Bota

Protestuesit në Ukrainë sulmojnë me molotov autobusët me të infektuarit nga Koronavirusi, që u kthyen nga Kina

21 Shkurt 2020, 12:37 Nga DOSJA
Protestuesit në Ukrainë sulmojnë me molotov autobusët me

UKRAINË– Koronavirusi po e çon vendin në një luftë të fortë për mbijetesë, sepse çdo ditë e më tepër po përhapet virusi vdekjeprurës. Njerëzit janë të gatshëm për të shmangur çdo individ që mbart virusin .

Një rast i tillë mjaft i dhimbshëm ka ndodhur në Ukrainë, ku autobusi me shtetasit e infektuar nga koronavirusi është sulmuar me bomba molotov.

Kjo ngjarje ndodhi sapo autobusi me shtetasit e kthyer nga Kina arriti në  Ukrainë, por çuditërisht ky sulm erdhi si pasojë e një lajmi të rremë të përhapur nga vetë Ministria e Shëndetësisë, që të kthyerit nga Kina janë të prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që sot virusi është shtrirë edhe më gjerë. Në Korenë e Veriut numri i të sëmurëve është rritur pasi u shënua viktima e parë, ndërsa në Itali janë shënuar edhe 3 raste të reja, ku mes tyre një 38-vjeçar është në gjendje kritike për jetën.

Sipas mediave të huaja numri i të prekurve jashtë territorit të Kinës ka arritur mbi 1200, ndërsa numri i viktimave është  11.

Nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetit beson se është akoma e mundur të kontrollohet shpërthimi i virusit vdekjeprurës, por sipas kreut të OBSH, qeveritë duhet të përfitojnë nga mundësitë për ndihmë që u ofrohen, pasi ditë më parë u arrit që numri i të shëruarve të kalojë numrin e të infektuarve brenda 24 orëve.

Kina po përballet çdo ditë e më shumë me shtimin e numrit të viktimave si shkak i koronavirusit që është përhapur gjerësisht në 29 vende të botës. Mësohet se në rang global janë shënuar 2236 viktima dhe mbi 75 mijë njerëz të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Ndërkohë në Korenë e Jugut pasi u shënua edhe viktima e parë ditën e djeshme, numri i të infektuarve është rritur në 156. Ky virus rrezikon të përhapet në mbarë botën pasi përhapet shumë lehtë nga njeriu në njeri.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine 2236 viktima nga koronavirusi koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll