Aktualitet

Shiste kokainë dhe heroinë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Policia ka sekuestruar sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik.

18 Mars 2026, 15:53 Nga E.d
Shiste kokainë dhe heroinë, arrestohet 37-vjeçari në
Foto ilustruse

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste lëndë narkotike kokainë dhe heroinë.

Policia ka sekuestruar sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik. 37-vjeçari dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. 

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Flash”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 37-vjeçari që shiste lëndë narkotike Kokainë dhe Heroinë. Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike Heroinë dhe Kokainë, të ndara në doza, gati për shitje, të cilat iu gjetën 37-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Flash”. Gjatë operacionit, u kap në flagrancë në Rrugën e Dibrës dhe u arrestua shtetasi:

-S. A., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Gatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit S. A., sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Heroinë, të ndara në doza, gati për shitje. Ky shtetas dyshohet se siguronte lëndë narkotike dhe i ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme, kryesisht në Rrugën e Dibrës. Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

heroinë kokainë tiranë

Sondazh

Poll