Politike

Rama: Do të mbyllim epokën e shoqërimit të naftës tranzit, kontroll vetëm nga njerëz me certifikatë sigurie

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se ndjekja do të bëhet me teknologji, që nuk e sheh dot asnjë sy, sado i interesuar të jetë.

18 Mars 2026, 14:19 Nga E.d
Rama: Do të mbyllim epokën e shoqërimit të naftës
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të mbyllet epoka e shoqërimit të naftës tranzit dhe do të ketë kontroll vetëm nga njerëz me certifikatë sigurie. Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se ndjekja do të bëhet me teknologji, që nuk e sheh dot asnjë sy, sado i interesuar të jetë.

Sipas tij, nga hyrja në port, deri tek dalja në kufi, të gjitha mjetet do të jenë në ekran në një vend që do të hyjnë vetëm njerëz, të cilët do të kenë certifikatë sigurie.

“Do të mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit dhe do ta ndjekim nga shumë larg, pa shqetësuar shoferët që kur nisen të kalojnë kufirin kanë nga mbrapa doganierë. Ndjekja do të bëhet me teknologji, që nuk e sheh dot asnjë sy, sado i interesuar të jetë.

Nga hyrja në port, deri tek dalja në kufi, të gjitha mjetet do të jenë në ekran në një vend që do të hyjnë njerëz që do të kenë certifikatë sigurie. Besoj që këto do të ju lehtësojnë punën sepse do të shpëtoni nga konkurrentët e pandershëm që nuk janë mes jush, janë fantazma. Do të na lehtësojnë sa i përket nivelit të evazionit fiskal, që gojët e liga thonë që në këtë sektor është shumë i madh”, tha Rama./Dosja.al

edi rama takim nafta

Sondazh

Poll