Politike

Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama: Nuk ka arsye për rikthimin e Bordit të Transparencës

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se deri me tani dialogu me operatorët ka funksionuar në mnëyrë që të mos ketë abuzime me çmimet.

18 Mars 2026, 13:51 Nga I.A
Rritja e çmimeve të karburanteve, Rama: Nuk ka arsye për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani qeveria nuk e ka parë të nevojshme që të rikthehet Bordi i Transparencës. Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se deri me tani dialogu me operatorët ka funksionuar në mnëyrë që të mos ketë abuzime me çmimet.

“Ne nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapim dhe të kalojmë në bord, pasi nëse dialogu funksionon, ne qëllimin nuk e kemi që t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet mbi supet e konsumatorit. Ky është qëllimi ynë. Më mirë marzhe më të ulta sesa bordin në kurriz”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll