Politike

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Në treg do futet shteti si distributor shumice

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se kjo nisëm garantojë sasirat e nevojshme të rezervave të naftës. 

18 Mars 2026, 13:37 Nga I.A
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Në treg do futet shteti
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se qeveria është në punë për të finalizuar një nisëm për të futur në treg si distributor shumice një faktor shtetëror. Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se kjo nisëm garantojë sasirat e nevojshme të rezervave të naftës. 

Po ashtu Rama ka theksuar se deri më tani nuk e kanë parë të arsyeshme që të ngrenë Bordin e Transparencës deri më tani. 

“Nga ana tjetër ne kemi vënë konsultim publik ligjin për rezervën shtetërore që do duhet të shtrihet fizikisht në 100 ditë, në 3 muaj më saktë. Dhe dua t’u them që jemi punë për të finalizuar edhe një nismë që kemi ndërmarrë për të futur në treg si distributor garant dhe shumice një faktor shtetëror gjë që besojmë do ta bëjë më të lehtë dhe për ju të gjithë punën. Do garantojë sasirat e nevojshme duke pasur mbështetje dhe do lehtësojë marrëdhënie me të tretë. Ne do të synojmë të kemi marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kompanitë. Dua ta mbyll duke ju kërkuar të ruani këtë ekuilibër që keni ruajtur deri tani, ne nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në Bord, pasi nëse dialogu funksionon nuk kemi qëllim t’ju shtrëngojmë në punën tuaj, por të merremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk mund të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Pra më mirë marzhe më të ulëta fitimi se sa bordi në kurriz”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll