Politike

GJKKO kaloi për gjykim dosjen, Kryemadhi: Ja kush është në videot e Ergys Agasit

Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit, duke përmendur këtu GJKKO-në apo dhe SHISH.

18 Mars 2026, 12:22 Nga I.A
GJKKO kaloi për gjykim dosjen, Kryemadhi: Ja kush është në
Monika

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi. Kryemadhi e cilësoi procesin një inkuizicion politik, duke lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe duke paralajmëruar zbardhjen e videove kompromentuese për zyrtarë të lartë.

Kryemadhi theksoi se shumë institucione të pavarura janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit, duke përmendur këtu GJKKO-në apo dhe SHISH.

Gazetari: Zonja Kryemadhi, ju lutem, përmendët po marr shkas nga një fjali e juaj, përmendët videot e Ergys Agasit. Çfarë lidhje kanë ato në dijeninë tuaj me Gjykatën e Posaçme? 

Kryemadhi: Patjetër, shumë pjesë të Gjykatës së Posaçme dhe të Shërbimit Informativ apo dhe të institucioneve të tjera të pavarura në thonjëza, janë pjesë e videotekës së Ergys Agasit. Dhe kjo është, ky është litari në fyt që ka sistemi ynë i drejtësisë. Kështu që mos u çudisni, çudia më e madhe në Shqipëri tre ditë zgjat, por çudia e imja dhe e Ilir Metës nuk ka për t'ju zgjatur tre ditë, do t'ju zgjasi gjithë jetën./Dosja.al

monika kryemadhi

Sondazh

Poll