Politike

'Gjurmim për të gjitha produktet e akcizës'/ Rama: Në ortakëri me Emiratet e Bashkuara kemi krijuar kompani publike

Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se  kjo kompani publike do bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji. 

18 Mars 2026, 14:17 Nga E.d
'Gjurmim për të gjitha produktet e akcizës'/ Rama:
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se prej disa kohësh është krijuar një kompani të re publike në ortakëri me Emiratet e Bashkuara, që quhet “Alb trace”, e cila do bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji. Gjatë takimit me furnizuesit e naftës, Rama u shpreh se së shpejti ajo do të hyjë në treg me gjurmimin dhe ndjekjen e naftës.

Sipas tij, ky produkt i ri është i pakapshëm nga një sy tjetër, veçse nga syri i prodhuesit. Në fund, ai tha se ndjekja do të thotë që do mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit.

“Prej disa kohësh kemi krijuar një kompani të re publike në ortakëri me Emiratet e Bashkuara, që quhet “Alb trace”, kompani publike që do bëjë gjurmimin e të gjitha produkteve të akcizës me teknologji. Së shpejti do hyjë në treg me gjurmimin, dhe ndjekjen e naftës që do të thotë gjurmimi i gjithë sasive të naftës që hyn në tregun shqiptar do garantohet me një teknologji të fjalës së fundit. Sepse nga të gjitha analizat e bëra rezultoi që ai ngjyruesi që përdorej për naftë ishte nganjëherë më kollaj për t’u kthyer në ujë sesa bojërat që unë përdor për zhgarravinat e mia.

Pra ky produkt i ri është i pakapshëm nga një sy tjetër, veçse nga syri magjik i prodhuesit, ndërsa ndjekja do të thotë që do mbyllim epokën e shoqërimit të naftës që hyn në Shqipëri me objektivin për të qenë tranzit dhe do e ndjekim nga shumë larg pa shqetësuar as shoferët tuaj që kur kalojnë kufirin nga mbrapa doganierë. Ndjekja do bëhet me teknologji që nuk e sheh dot asnjë sy”, tha Rama./Dosja.al

edi rama takim nafta

Sondazh

Poll