Politike

Opozita bojkotoi seancën plenare/ Balla: S’dolën dot nga interesi i vogël për një protestë të pakryer

Në seancën e sotme plenare, Balla u shpreh se, opozita duhet të ishte e pranishme të votonte duke pasur parasysh faktin që vendi ynë ka qenë shumë herë shënjestër e sulmeve nga Irani.

17 Mars 2026, 10:22 Nga D.S
Opozita bojkotoi seancën plenare/ Balla: S’dolën dot nga
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur keqardhje ndaj bojkotit të deputetëve të opozitës në Kuvend.

Në seancën e sotme plenare, Balla u shpreh se, opozita duhet të ishte e pranishme të votonte duke pasur parasysh faktin që vendi ynë ka qenë shumë herë shënjestër e sulmeve nga Irani. Sipas Ballës, projektrezoluta duhet të shihet si deklaratë të qartë të vlerave demokratike si shett aleat i NATO-s.

“Keqardhje për mungesën sot në këtë seancë të deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës, të cilët nuk ditën që në një moment solemn të qëndrimit të menjëhershëm urgjent të Shqipërisë përkrah SHBA, Francës, e vendeve të BE, nuk dolën sot nga interesi i vogël i javës së njoftuar për një tjetër protestë të pakryer.

Të vinin në seancën e Kuvendit dhe ta mbështesnin këtë qëndrim që është i domosdoshme, urgjent dhe i nevojshëm sa i përket dhe kontekstit të ri pas zhvillimeve, sulmit kibernetik sa i përket interesit të Shqipërisë, përbrenda nesh, edhe me zhvillimin që lidhet dhe me bllokimin e kanalit të Hormuzit. Duhet ta shohim si deklaratë të qartë të vlerave si vend demokratik dhe aleat i NATO-s.”, tha ai./Dosja.al

taulant balla se4ance plenare opozita

Sondazh

Poll