Sport

Fusha e stadiumit “Air Albania” shqetësimi i FSHF, “diell artificial” për të rregulluar tapetin

20 Shkurt 2020, 19:38 Nga DOSJA
Fusha e stadiumit “Air Albania” shqetësimi i FSHF, “diell

Stadiumi “Air Albania” është cilësuar si  një nga impiantet më moderne jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan.

Kostoja e ndërtimit kap shifrën e 93 milion $, por sigurisht që edhe ky impiant ka problemet e veta. Fusha e stadiumit është shqetësimi kryesor. Duke parë qē terreni ka nxjerrë probleme federata ka gjetur një zgjidhje alternative, atë të të krijimit të një ‘’dielli artificial’’, projekt që kap shifrën e 200.000 eurove.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervishaj, i cili ka deklaruar se është i nevojshmë investimi pasi një pjesë e stadiumit nuk e zë dielli, pjesën jugore, çkaë bën që bari të mos rritet.

Dervishaj u shpreh se me barë hibrid nuk janë mundësitë prandaj duhet të blejnë llamba, ndërkohë që shtoi se llambat kushtojnë 200-400 mijë euro.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania stadiumi air albania air albania stadiumi air albania

Sondazh

Poll