Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Fier-Vlorë, nuk ka të lënduar

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar, ku një makina është djegur pothuajse plotësisht.

17 Mars 2026, 08:29 Nga D.S
VIDEO/ Përfshihet nga flakët një automjet në aksin
Foto nga vendngjarja

FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Fier- Vlorë. Mësohet se, ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar, ku një makina është djegur pothuajse plotësisht.

Fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar nga ky incident edhe pse flakët kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke shkrumbuar automjetin. Zjarrfikësit në vendngjarje kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës. Ndërkohë, shërbimet e policisë, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit./Dosja.al

fier-vlore përfshihet nga flakët një automjet në aksin fier-vlorë

Sondazh

Poll