Aktualitet

Tritol në automjetin e policit në Lezhë/ Dyshohet të lidhet me detyrën e efektivit, ai mohon konfliktet (EMRI)

Grupi hetimor bën me dije se autorët dyshohet të jenë dy persona që lëviznin me një motor dhe që mbanin skafandra për të fshehur identitetin.

16 Mars 2026, 11:54 Nga D.S

Tritol në automjetin  e policit në Lezhë/ Dyshohet të lidhet

LEZHË- Një lëndë plasëse i dyshuar si tritol është gjetur në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë pajisjeve të një subjekti që merret me përpunimin e inerteve në zonën e Repsit në Mirditë. Grupi hetimor bën me dije se autorët dyshohet të jenë dy persona që lëviznin me një motor dhe që mbanin skafandra për të fshehur identitetin.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pranë automjetit të efektivit të policisë Gentian Gjeta dhe pasi  janë larguar nga vendngjarja,  e kanë aktivizuar lëndën nga një distancë.

Ndërkohë, efektivi i policisë ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte personale dhe nuk ka dhënë emra personash për të cilët mund të ketë dyshime. Pista kryesore ku blutë janë fokusuar mbetet ajo e një sulmi të mundshëm ndaj efektivit te policise për shkak të pozicionit në detyrë./Dosja.al

tritol në një automjet në lezhë

Sondazh

Poll