Lindi prematurë/ Foshnja 2-muajshe paraqitet në spital në gjendje kritike, dyshohet se ka ardhur nga kequshqyerja
Foto ilustruse KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një foshnje rreth dy mu...
Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq të shpeshta dhe pa rezultat, sa kjo po i detyron ata të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të mbyllur veprime që duhet të ishin të thjeshta.
Vërtet që shqiptarët i përdorin shërbimet online të e-qeverisjes më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, por si duket kjo vjen pasi brenda një dite tentohet disa herë për të marrë shërbimin (nëse ke fat dhe e merr).
Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq të shpeshta dhe pa rezultat, sa kjo po i detyron ata të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të mbyllur veprime që duhet të ishin të thjeshta.
Shqetësimi për vonesat dhe pengesat në platformën e-Albania, që përdoret për kryerjen e procedurave administrative dhe ngarkimin e certifikatave, vjen sërish nga bizneset dhe kontabilistet.
Bizneset pohojnë se nuk po arrijnë të bëjnë as ndryshimet dhe shërbimet më të thjeshta, madje ato nuk mund të kryhen gjatë orarit normal, pasi platforma shpesh reagon vetëm në orët e vona të mbrëmjes.
Një ndër bizneset tha se platforma nuk po funksionon si duhet që nga java e kaluar dhe përdoruesit detyrohen të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë ditës për të përfunduar proceset e thjeshta.
“Nuk po arrijmë të veprojmë as për ndryshimet më të thjeshta, si p.sh për ngarkim të certifikatës. Vetëm në orët e vona të darkës, arrijmë të kryejmë ndonjë procedurë”, pohoi një prej bizneseve.
“Duhet të qëndrosh vetëm në e-Albania që të mund të mbyllesh diçka. Situatë është prej një jave e tillë”, shtoi një tjetër biznes.
Biznesit paralajmërojnë se ngadalësimi i e-Albania do të ndikojë negativisht në aktivitetin e përditshëm të tyre, me shtim kostosh dhe shpërqendrim nga objektivat.
Kjo nuk është herë e parë që bizneset në vend po hasin probleme me mosfunksionimin e shërbimeve online, përfshirë platformat e-Albania dhe Selfcare.
Për javë të tëra sistemi self-care, i cili përdoret gjerësisht nga bizneset, nuk ishte funksional, duke penguar aktivitetin e tyre.
Ndërsa disa ditë më parë u shfaqën probleme me shumë faqe qeveritare me “domain” për institucionet qeveritare (.gov.al) të cilat nuk arritën të hapeshin.
Probleme hasin dhe individët. Elona, që jeton jashtë shtetit, thotë se po tenton që të ngarkojë lejen e legalizimit, në mënyrë që të aplikojë për marrjen e certifikatës së pronësisë, por e ka të pamundur, pasi sistemi është shumë i ngadaltë. Do ta provoj sërish në mbrëmje” – thotë ajo./Monitor.al
Foto ilustruse KORÇË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku një foshnje rreth dy mu...
foto ilustruese KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e foshnjës 2 muajsh të gjinisë mashkull. M&...
KORÇË- Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë ...
Foto ilustruse ELBASAN- AMP ka pezulluar nga detyra një polic me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elb...
Foto ilustruse TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi kishin përshatur...
Teksa institucionet shtetërore u detyruan ti ktheheshin për disa javë plotësimit manual të transaksioneve duke kërkuar një ...
Imzot Theofan S. Noli TIRANË- Sot 13 mars 2026, mbushen 61 vite nga ndarja nga jeta e Imzot Theofan S. Nolit, një prej figurave qendrore t&e...
Në vitin 2024, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 81.5 vjet, duke shënuar një rritje prej 0.1 viti krahasuar me vitin 2023....
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka publikuar masat e posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve...
foto ilustruese MIRDITË- Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë. Gjatë turnit të natës në mini...