Aktualitet

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

Foshnja është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore por pas kthimit në shtëpi, ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore.

13 Mars 2026, 16:16 Nga E. D

Lindi prematurë, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon

KORÇË- Në pediatrinë e spitalit rajonal të Korçës ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore një foshnjë rreth 2 muajshe. Mësohet se, foshnja aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa dyshohet se kjo gjendje ka ardhur nga kequshqyerja.

Foshnja ka lindur dy muaj më parë, prematurë (7 muajsh). Foshnja është trajtuar në spitalin e Korçës e më pas në Tiranë, nga ku raportohet se ka dalë në gjendje të mirë shëndetësore por pas kthimit në shtëpi, ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore./Dosja.al

korce

Sondazh

Poll