Aktualitet

EMRI/ Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit pas shembjes së një masivi shkëmbor në Mirditë

Gjatë turnit të natës në minierën e bakrit në Spaç, minatori 48-vjeçar Edmond Gjikolaj mbeti i plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor.

13 Mars 2026, 12:00 Nga D.S
EMRI/ Minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit pas
foto ilustruese

MIRDITË- Një minator mbeti i plagosur pas një aksidenti në punë. Gjatë turnit të natës në minierën e bakrit në Spaç, minatori 48-vjeçar Edmond Gjikolaj mbeti i plagosur rëndë si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmbor. Menjëherë pas aksidentit, Gjikolaj u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku fatmirësisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë uniformat blu dhe Inspektoriati i Punës kanë nisur hetimet në terren për të verifikuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në galeritë e kompanisë "Tete Albania". Ky proces po mbikëqyret nga Prokuroria për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e mundshme të subjektit privat./Dosja.al

edmond gjikolaj minatori plagoset gjatë punës në minierën e bakrit pas shembjes së një masivi shkëmbor në mirditë mirdite

Sondazh

Poll