Aktualitet

DETAJE/ Foshnja 2 muajshe në gjendje të rëndë, peshon vetëm 1 kg, mjekët tentativa për ta transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar

Nga ekzaminimet, parametrat jetësorë janë në kufijtë minimalë ndërsa mjekët jashtë kamerave sqarojnë se në momentin e parë që foshnja ka mbërritur në pediatrinë e spitalit të Korçës, ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore dhe me peshë 1 kg.

13 Mars 2026, 16:16 Nga DOSJA
DETAJE/ Foshnja 2 muajshe në gjendje të rëndë, peshon
foto ilustruese

KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me rastin e foshnjës 2 muajsh të gjinisë mashkull. Mësohet se gjendja e foshnjës vijon të mbetet e rëndë, ndërsa mjekët po shohin mundësinë për ta transportuar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Nga ekzaminimet, parametrat jetësorë janë në kufijtë minimalë ndërsa mjekët jashtë kamerave sqarojnë se në momentin e parë që foshnja ka mbërritur në pediatrinë e spitalit të Korçës, ka qenë në gjendje shumë të rënduar, me probleme të theksuara respiratore dhe me peshë 1 kg.

Kjo peshë ka qenë që në momentin që ka lindur e deri më sot pas 2 muajsh, çka do të thotë se foshnja nuk ka patur asnjë zhvillim. Kequshqyerja mbetet dyshimi kryesor i policisë por nuk përjashtohen edhe rrethana të tjera që lidhen me lindjen e parakohshme./Dosja.al

korÇË

Sondazh

Poll