Politike

"Nuk ua mbante të kalonin këtej"/ Berisha për Ballën: Njëri kishte marrë rojet, të tjerën dolën nga pas

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD nuk do të ndalet nga rruga e saj drejt lirisë, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si hajdut.

12 Mars 2026, 11:41 Nga E. D
"Nuk ua mbante të kalonin këtej"/ Berisha për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas përfundimit të seancës plenare, iu bashku protestuesve jashtë godinës së Parlamentit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se PD nuk do të ndalet nga rruga e saj drejt lirisë, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama do të mbahet mend si hajdut. Kryedemokrati gjithashtu ironizoi edhe Taulant Ballën, i cili kishte marrë roje tek tavolina brenda Kuvendit. 

“Ne do të fitojmë, kjo është pranvera që ne do i rikthejmë shpresën e madhe Shqipërisë. Në vazhdojmë në rrugën e dinjiteti, në rrugën e lirisë. Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot. Ata i tmerruat sot… Nuk mund ta imagjinoni, njëri kishte marrë rojën. Të tjerën dolën nga pas, nuk ua mbante të kalonin këtej. Por do të vijë dita që ato do të largohen nga ai Parlament”, tha mes të tjerash Berisha./Dosja.al

 

sali berisha

Sondazh

Poll