Politike

PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, reagon ambasada gjermane: Kusht për integrimin ndjekja e korrupsionit

Me anë të një reagimi zyrtar, Ambasada gjermane shprehet se kusht i domosdoshëm për të bërë progres drejt rrugës së Shqipërisë në BE, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

12 Mars 2026, 12:01 Nga E. D
PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të
Belinda Balluku

TIRANË- Ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Me anë të një reagimi zyrtar, Ambasada gjermane shprehet se kusht i domosdoshëm për të bërë progres drejt rrugës së Shqipërisë në BE, është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë.

Reagimi i ambasadës gjermane:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron: Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.

Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces./Dosja.al

spak belinda balluku ambasada gjemrane në tiranë

Sondazh

Poll