Politike

Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen Spiropali dhe Vëngu

Burime për mediat bëjnë me dije se, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Ndërsa, Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

11 Mars 2026, 18:27 Nga E. D
Ndryshime në komisionet parlamentare, ja ku pritet të emërohen
Elisa Spiropali

TIRANË- Gjatë seancës që do të mbahet ditën e nesërme, pritet të ketë ndryshime të anëtarëve të disa komisioneve. Burime për mediat bëjnë me dije se, ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Ndërsa, Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.

Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha. Ndërkohë, Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi./Dosja.al

elisa spiropali

Sondazh

Poll