Politike

GJK cakton datën, ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Padia u depozitua në Kushtetuese nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar si antikushtetuese dekretimin e Diellës si Ministre virutuale e qeverisë.

11 Mars 2026, 17:48 Nga E. D
GJK cakton datën, ja kur do të mbahet seanca për shqyrtimin e
Diella

TIRANË- Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 26 maj kërkesën e opozitës lidhur me kundërshtimin për dekretimin nga Presidenti për ministren me IA, Diella.

Padia u depozitua në Kushtetuese nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar si antikushtetuese dekretimin e Diellës si Ministre virutuale e qeverisë.

Ministrja Diella u prezantua nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste, më 11 shtator si pjesë e kabinetit të ri. Më pas, Rama tha se Diella do të zhvillonte edhe “fëmijët” e saj virtualë, për të zëvendësuar 83 deputetët e PS.

Ndërsa, në fjalën e parë që Diella mbajti në Kuvend tha se “makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit”./Dosja.al

 

gjykata kushtetuese diella tirane edi rama qeveria

Sondazh

Poll