Politike

Hoxha telefonatë me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit: Mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve gjatë sulmeve të Iranit

Në postimin e tij, Hoxha thekson se Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

11 Mars 2026, 16:51 Nga E. D

Hoxha telefonatë me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme

TIRANË- Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një telefonatë me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikh.

Me anë të një postimi në "X", Hoxha se gjatë telefonatës ka dënuar me forcë sulmet iraniane ndaj shtetit të Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Në postimin e tij, Hoxha thekson se Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

"Pata sot një bisedë shumë të frytshme me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sh.T. Soltan bin Saad Al-Muraikhi. Dënova me forcë sulmet iraniane ndaj shtetit të Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Duke rikonfirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin për rolin udhëheqës të Katarit dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialogun, ndërmjetësimin dhe stabilitetin rajonal.

Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Jemi njëkohësisht mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre kohëve sfiduese," shkruan Ferit Hoxha në "X"./Dosja.al

ferit hoxha

Sondazh

Poll