Politike

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Rama: GJK mendoka se 90% e prindërve e mësuesve ishin gabim

Kryeministri thekson më tej, se TikTok u rihap falë mirëkuptimit me kompaninë për masat extra që u morën prej saj, teksa shton se po të ishte për GJK, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot.

11 Mars 2026, 15:08 Nga E. D
Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Rama: GJK mendoka se 90% e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e TikTok, e cila e cilësoi vendimin e qeverisë për mbylljen e platformës, si cenim të lirisë së shprehjes. Me anë të një postimi në rrjetin social "X", Rama shprehet se GJK mendon se 90% përqind të prindëve dhe mësuesve, me të cilët u bë konsultim, paskan qenë gabim.

Kryeministri thekson më tej, se TikTok u rihap falë mirëkuptimit me kompaninë për masat extra që u morën prej saj, teksa shton se po të ishte për GJK, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot.

Sipas Ramës, falë mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar. Ndërsa vendimit të GJK, Rama nuk i vë emër, por shprehet se shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar.

"Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!" shkruan Rama në "X". 

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, reagon Rama: GJK mendoka se 90% e

edi rama

Sondazh

Poll