Politike

Debate në Komisioni për Territorialen/ Boçi: Reforma duhet të jetë serioze. Mazniku: Opozita po e shtyn çështjen në kalendat greke

Boçi theksoi se nga ana e mazhorancës nuk ka vullnet për të bashkëpunuar, teksa nënvizoi se nuk është koha që e bën reformën territoriale. Ai bëri thirrje që ekspertët të silleshin si të tillë në diskutime dhe zgjidhjen e çështjeve dhe jo si politikanë.

11 Mars 2026, 15:47 Nga E. D
Debate në Komisioni për Territorialen/ Boçi: Reforma duhet
Luçiano Boçi dhe Arbër Mazniku

TIRANË- Komisioni për Reformën territoriale është mbledhur sot për të diskutuar pikat e rendit të ditës. Gjatë mbledhjes pati edhe debate dhe akuza mes dy bashkëkryetarëve, Luçiano Boçi dhe Arbër Mazniku, për zvarritje të mbledhjeve dhe për mungesë bashkëpunimi.

Gjatë fjalës së tij, Deputeti i Partisë Demokratike, Boçi theksoi se nga ana e mazhorancës nuk ka vullnet për të bashkëpunuar, teksa nënvizoi se nuk është koha që e bën reformën territoriale. Ai bëri thirrje që ekspertët të silleshin si të tillë në diskutime dhe zgjidhjen e çështjeve dhe jo si politikanë. Gjithashtu ai theksoi se PD dhe opozita nuk është kundër pasjes së një axhende, pasi është vijimësi e punës së një komisioni.

“Më vjen keq që e dëgjoj vazhdimisht çështjen e kohës. Nuk është koha që e bën reformën. Kemi projekt të gatshëm dhe qëllim të qartë dhe kështu që ta mbushim kohën e caktuar me të gjitha elementët, që reformat ë jetë serioze. Reforma në fakt duhet të jetë serioze dhe jo të futet në fishat e forcës, me qëllim që në fund të djegim etapat e kohës dhe të kemi një reformë shumë serioze. PD dhe opozita nuk është kundër pasjes së një axhende, pasi është vijimësi e punës së një komisioni. Nëse ne nuk punojnë bashkë, atëherë nuk janë ekspertë, por politikanë”, tha Boçi.

Ndërsa, bashkëkryetari, deputeti socialist Mazniku, akuzoi opozitën për zvarritjen e mbledhjeve dhe se kishte një axhendë për ta penguar punën e Komisionit, ndërsa shtoi se opozita po e çon çështjen në kalendat greke.

“Që ditën e parë kemi sjellë një axhendë dhe një seri pune që kemi rënë dakord për ta bërë. Në mënyrë sistematike e ka vonuar e vonuar për ta çuar procesin në kalendat greke. U vonua dy muaj fillimisht, tani diskutojmë për datat, ka axhendë të caktuar për të mos bërë punë. Opozita na del gjithmonë me tezën “i keni gjërat gati”.

Gjithmonë që ecim një hap drejt punës, ngrini një tjetër çështje për të mos bërë punë. Nuk duhet një faqe ueb në këtë moment për të folur me drejtorët e bashkive, financat dhe çështjet sociale, urbanistikës, se çfarë shkon apo nuk shkon. Nuk na kushton asgjë që t’i dëgjojmë ekspertët dhe as na pengon që të fillojmë punën për t’i dëgjuar. Në fakt keni një axhendë për të shtyrë dhe shtyrë çështjen”, u shpreh ai./Dosja.al

luçiano boçi arbër mazniku

Sondazh

Poll