Politike

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi: 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi tha për këtë investim, do të merren 11.7 milionë euro hua nga BERZH.

11 Mars 2026, 14:12 Nga D.S
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi: 11.7 milionë euro hua
Enea Karakaçi

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi se investimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, përbëjnë një projekt të rëndësishëm për vendin.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi tha për këtë investim, do të merren 11.7 milionë euro hua nga BERZH. Ndër të tjera ai theksoi se, u miratua projekti për sistemin e kanalizimeve në Durrës dhe dy shpronësime në Shkodër dhe Milot.

“Kemi 4 nisma. U miratua sistemi i kanalizimeve për qytetin e Durrësit. Ka vlerë 67 milionë euro. Me këtë projekt mbështetemi nga agjencia franceze e zhvillimit. U mor vendim për sa i përket hekurudhës Tiranë-Durrës, hua nga BERZH me vlerë 11.7 milionë euro. Ky është projekt që ka vlerë të rëndësishëm, kemi elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Kanë kaluar edhe dy vendime shpronësimi, një shtesë pronësimi në hyrjen e qytetin e Shkodrës dhe një shtesë shpronësimi në qytetin e Milotit.”, theksoi Karakaçi./Dosja.al

berzh tirane durres hekurudha

Sondazh

Poll