Politike

‘Jepini recetën atij!’/ Rama përplaset me studentët tek ‘Mjekësia’, salla shpërthen në duartrokitje: Në Shqipëri diplomohen të pasurit (VD)

  • “Hiqi durt”, momenti kur studenti nxirret zvarrë nga truprojat
  • Kush janë dy studentët që i ‘ngritën zërin’ Ramës, shoqërohen në Komisariat
  • Ndërhyrja e të riut është shoqëruar me duartrokitje në sallë, ndërsa numri një i maxhorancës ka vendosur që ta kalojë momentin e sikletshëm me një batutë. 
    Featured image of article: ‘Jepini recetën atij!’/ Rama përplaset me studentët tek ‘Mjekësia’, salla shpërthen në duartrokitje: Në Shqipëri diplomohen të pasurit (VD)

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Mjekësisë. Teksa kreu i qeverisë po fliste lidhur me kushtet e reja ku po punojnë ‘bluzat e bardha”. Pikërisht në këtë moment dy nga të pranishmit në sallë ka ngritur zërin duke i thënë Ramës së në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit. 

    “Arratisje…” është dëgjuar në një moment ndërsa zëri i sallës është ulur me urgjencë nga regjia e ERTV-së duke e bërë të pamundur që të dëgjohet fjala e Enriko Peçulit dhe Emiljando Kitës. Ndërhyrja e të rinjve është shoqëruar me duartrokitje në sallë, ndërsa numri një i maxhorancës ka vendosur që ta kalojë momentin e sikletshëm me një batutë. 

    Ndërsa Rama është përgjigjur me batutë: Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni ushtrimin e profesionit sapo të hidhni kapelen, merreni edhe jepini recetën e duhur në kohën e barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër është i kthjellët.

    DEBATI NË SALLË:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Personi: Arratisje…Në Shqipëri diplomohen vetëm të pasurit. Kam prerë biletën për t’u arratisur!

    Edi Rama: Jepjani recetën atij! Djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja që a e dini që studentët që arsimohen janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë. Nëse ata të cilët janë të shkëlqyer kanë një trajtim të posaçëm, edhe ata që janë në vështirësi ekonomike kanë një trajtim të veçantë. Ama ata që janë të shkëlqyer shumica janë me vështirësi ekonomike. Dhe pikërisht ata janë një shembull që ekonomia e vështirë nuk të pengon dhe që notat e shkëlqyera mund t’i nxjerrë nga vështirësia ata dhe vetë familjarët. Ajo që do të doja të kishin pasur ata që sot përfundojnë të gjithë studimet janë kushtet e mëtejshme të përmirësuara të universitetit të mjekësisë. Ju jeni dëshmitarë që për nga arritja e mundësivepër të kryer studimet dhe për të pasur aksesorët e nevojshëm mbështetës, pakti ka një program të vetin që ndiqet nga ministria dhe do të vijohet me të tjerë.  Do të ketë salla studimi, biblioteka dhe sikundër do të vijohet. Ato që janë bërë do t’i keni dhe nuk ua ndalojmë. E mira s’ka fund por e keqja harrohet shpejt.

    Ditën e sotme tek Pallati i Koncerteve po zhvillohet ceremonia e diplomimit e 1600 studentëve të Universitetit të Mjekësisë.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment