Politike

Porti në Porto Romano/ Karakaçi: Ky është projekt shumë i rëndësishëm dhe do të realizohet

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi u shpreh se ka një terheqje të ofruesit të vetëm që kishte ngelur në garë, për aspekte ekonomike.

11 Mars 2026, 14:08 Nga E.d
Porti në Porto Romano/ Karakaçi: Ky është projekt
Foto ilustruse

TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka deklaruar se projekti për portin në Porto Romano është shumë i rëndësishëm dhe do të realizohet.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Karakaçi u shpreh se ka një terheqje të ofruesit të vetëm që kishte ngelur në garë, për aspekte ekonomike. Karakaçi theksoi se ndonëse ofertuesi ka bërë tërheqje, komisoni do vijojë me procedurat.

“Kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte ngelur në garë, për aspekte ekonomike. Ofertuesi ka bërë tërheqje. Komisoni do vijojë me procedurat. Dy ditë më parë, kryeministri u shpreh për këtë projekt, që ka faktorë dhe aktorë që po përpiqen ta sabotojnë këtë projekt. Ky është projekt shumë i rëndësishëm dhe do të realizohet”, theksoi ai./Dosja.al

 

enea karakaçi porto romano projekt

Sondazh

Poll