Politike

Shtyllat e reja të reformës në arsim/ Kumbaro: Hapim liceun francez në Korçë, me diplomë shqiptare dhe franceze

Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, Kumbaro theksoi se startegjia konkretizohet me hapjen e një liceu francez në Korçë, që do të ofrojë diplomë shqiptare dhe franceze.

11 Mars 2026, 13:49 Nga D.S

 

Shtyllat e reja të reformës në arsim/ Kumbaro: Hapim liceun
Mirela Kumbaro

 

TIRANË-  Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro deklaroi se, qeveria do të vijojë me  integrimin e inteligjencës dhe teknologjisë në sistemin arsimor. Në një deklaratë pas mbledhjes së Këshilli i Ministrave, Kumbaro theksoi se startegjia konkretizohet me hapjen e një liceu francez në Korçë, që do të ofrojë diplomë shqiptare dhe franceze.

Gjitahshtu ajo nënvizon se, reforma më tej do të vijojë me krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit. 

“Do të vazhdojë me të njëjtin intensitetet integrimi i inteligjencës në sistemin arsimor. Kemi disa projekte konkrete në këtë drejtim, siç është hapja e liceut francez në Korçë. Do të jetë me dy diploma të diplomës së gjimnazit shqiptar dhe atij francez. E rëndësishme do të kemi dy reforma të rëndësishme në këtë strategji.

Edhe një tjetër reformë të qendrës teknologjike të qendrës së diasporës, për të vënë në dispozicion të diasporës por dhe të gjithë të huajve, që duan ta vendosin si gjuhë pune. Në arsimin e lartë kemi në thelb cilësinë. Krijimin e mekanizmave për të kontrolluar cilësinë në arsimin e lartë, si dhe hapjen e tregut të arsimit të lartë drejt ndërkombëtarizimit. Mundësinë dhe bashkëpunimin mes qeverisë shqiptare dhe universiteteve ndërkombëtare për të hapur universitete këtu në Shqipëri, për të tërhequr kategori tjetër”, tha Kumbaro./Dosja.al

mirela kumbaro korçë

Sondazh

Poll