Politike

”Monitorim ditor për çmimin e karburanteve”/ Ibrahimaj: Nëse situata vazhdon do të ngrihet Bordi i Transparencës

Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë nevojë për të ngritur 'Bordin e Transparencës'.   

11 Mars 2026, 13:34 Nga I.A
”Monitorim ditor për çmimin e karburanteve”/ Ibrahimaj:
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se shteti po monitoron çmimet e karburanteve gjatë këtyre ditëve. Pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj ka deklaruar se aktualisht nuk ka asnjë nevojë për të ngritur 'Bordin e Transparencës'.   

Në fund, Ibrahimaj paralajmëroi se nëse do të ketë abuzime dhe rritje të mëtejshme të çmimeve do të futemi në ‘regjimin’ e Bordit të Transparencës.

“Diskutuam për situatën ekonomike, për çmimet e karburanteve. Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve. Për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar gjatë për luftën. Kemi diskutuar për detyrimin që kanë për rezervat. Jemi duke monitoruara, qoftë çmimet e brisës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana, me çmimin e tabelave që shkon për tregtim. Gjatë krizës 2022-2023, kur çmimet u rritën, kemi pasur një bord transparence që monitoronte dhe vendoste për çmimet e shitjes. Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim”, tha Ibrahimaj./Dosja.al

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll