Aktualitet

"Protestat nuk do të ndalen"/ Banorët e Rrjollit zhvendosin protestën para SPAK: Situata po shkon drejt gjakderdhjes(VIDEO)

Ata kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Velipojë mbi pronat që pretendojnë se i disponojnë me dokumentacion të rregullt, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë.

11 Mars 2026, 10:35 Nga D.S
"Protestat nuk do të ndalen"/ Banorët e Rrjollit zhvendosin
Protesta e Banorët e Rrjollit

TIRANË- Banorët e Rrjollit kanë zhvendosur sot protestën e tyre para godinës së SPAK, duke e goditur me vezë në shenjë revolte. Ata kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Velipojë mbi pronat që pretendojnë se i disponojnë me dokumentacion të rregullt, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të drejtësisë.

Në fund të tubimit, banorët apeluan që SPAK të hetojë procedurat e ndjekura, duke e cilësuar këtë si shpresën e fundit për mbrojtjen e pasurisë së tyre. Kjo revoltë vjen disa ditë përplasjesh të ashpra në terren mes banorëve, forcave të policisë dhe investitorëve.


Qytetarët akuzojnë institucionet për tjetërsim të paligjshëm të tokës dhe kërkojnë pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të titujve të pronësisë.

 “Janë të njëjtët persona që duan të vjedhin pronat e qytetarëve. Protestat nuk do të ndalen, qytetarët do të jenë aty,” thonë qytetarët.


Njëri prej banorëve paralajmëroi në një komunikim për mediat se situata po shkon drejt gjakderdhjes.

Kemi bërë kallëzimin edhe në SPAK dhe presim përgjigje nga SPAK. Ne kërkojmë që të bllokohen punimet derisa të zbardhet e vërteta. Ne po kërkojmë të vërtetën. Nëse i ka dokumentet e vërteta le të vazhdojë, nëse del që toka është e jona le ta trashëgojmë ne. Nuk kam shpresë nga Prokuroria e Shkodrës. Ne po presim prej një viti dhe nuk kemi asnjë shpresë, situata po shkon drejt gjakderdhjes, po e them me plot gojë. Kjo prokurori e Shkodrës nuk ka marrë asnjë veprim dhe asaj që ne kemi bërë në kallëzim”, tha një prej banorëve./Dosja.al

banoret e rrjollit spak

Sondazh

Poll