Politike

KE për çështjen e Ballukut: Nuk komentojmë raste në proces, është përgjegjësi e Parlamenti

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Komisionit Europian është shprehur se institucioni nuk komenton mbi çështje që janë ende në proces.

10 Mars 2026, 20:26 Nga E.d
KE për çështjen e Ballukut: Nuk komentojmë raste në
Foto ilustruse

TIRANË- Komisioni Europian ka bërë me dije qëndrimin e tij, në lidhje me rastin e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në lidhje me këtë rast, zëdhënësi i Komisionit Europian është shprehur se institucioni nuk komenton mbi çështje që janë ende në proces. Sipas tij është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku ke parlamenti

Sondazh

Poll