Politike

"Kryeministër me dy standarde"/ Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ahmetaj shprehte se kryeministri foli edhe për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”.

11 Mars 2026, 09:08 Nga D.S

"Kryeministër me dy standarde"/ Ahmetaj i përgjigjet

TIRANË-  Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se rasti i Ahmetajt kishte prova nga SPAK. 

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ahmetaj shprehte se kryeministri foli edhe për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”. Sipas tij, një deklaratë e tillë bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. 

"Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim. Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi. E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë," shkruan Ahmetaj./Dosja.al

arben ahmetaj edi rama belinda balluku spak

Sondazh

Poll