10 Mars 2026, 20:06
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetarët e rinjtë të PD-së nënë Berat, Skrapar dhe Dimal janë zgjedhur ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Eno Bozdo ka falënderuar të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në procesin e zgjedhjes.
Ai i uroj punë të mbarë Kasion Hasimetaj, Kozeta Protoduarit dhe Besnik Osmenit, ndërsa përgëzoj Erjon Likon, Florian Muhametaj dhe Ardit Begon për garën e tyre shumë dinjitoze. Bozdo tha se strukturat e partisë duhet të forcohen, takimet me banorët duhet të jenë më të shpeshta dhe në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre.
Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:
Dje, tre degë të Partisë Demokratike të Qarkut Berat, Dega e Beratit, Dimalit dhe Skraparit, zhvilluan nëpërmjet modelit “një anëtar, një votë”, zgjedhjet e tyre për drejtuesit e këtyre degëve.
Demokratët folën me votën e tyre, në një proces shume demokratik dhe me pjesëmarrje shumë të lartë.
Dua të përgëzoj dhe t`u uroj punë të mbarë Kasion Hasimetaj, Kozeta Protoduarit dhe Besnik Osmenit. Dua gjithashtu të përgëzoj Erjon Likon, Florian Muhametaj dhe Ardit Begon për garën e tyre shumë dinjitoze.
Një falënderim të madh për të gjithë anëtarësinë e Partisë Demokratike që mori pjesë në votim dhe dha një leksion të shkëlqyer demokracie.
Shumë punë na presin për të ardhmen. Strukturat e partisë duhet të forcohen, takimet me banorët duhet të jenë më të shpeshta dhe në mbështetje të halleve dhe problemeve të tyre. Propagandës së Rilindjes duhet t`i përgjigjemi me aksion të fortë politik. Banorët e Qarkut Berat duhet të kuptojnë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund të normalizojë vendin nëpërmjet qeverisjes së saj.
Shqiptarët janë në pritje të zgjidhjes që PD do të afrojë. Koha e mashtruesve ka marrë fund! Është koha e atyre që vërtet e duan këtë vend, dhe e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa!/Dosja.al
pd eno bozdo kryetare
Politike
10 Mars 2026, 18:09
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, u konstatua një ndërhyrje e paautorizuar n...
Politike
10 Mars 2026, 15:47
D.S
Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të mbajnë bisedim...
Politike
10 Mars 2026, 15:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuv...
Politike
10 Mars 2026, 14:11
E. D
Peter Beyer, Sali Berisha
TIRANË- Raportuesi për Ballkanin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, u shpreh i shqetësuar për zhvilli...
Politike
10 Mars 2026, 13:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjer...
Politike
10 Mars 2026, 13:36
I.A
Peter Beyer
TIRANË- Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor n&e...
Politike
10 Mars 2026, 13:38
E. D
Marta Kos
KOSOVË- Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, e ka shtyrë vizitën e saj të planifikuar në Kosov&...
Politike
10 Mars 2026, 13:05
I.A
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është hakeruar ditën e sotme nga hakerat e 'Homeland Justice'. Bëhet me dije se &ldq...
Politike
10 Mars 2026, 12:36
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Zyrtarët e BE-së dhe të Shqipërisë u takuan në Bruksel më 3 dhe 4 mars për të ris...
Politike
10 Mars 2026, 11:42
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi nismën e ndërmarrë nga...