Politike

Mosngritja e Komisionit për IPARD II, PD i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Sipas PD, rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.

10 Mars 2026, 15:07 Nga E.d
Mosngritja e Komisionit për IPARD II, PD i drejtohet Gjykatës
Foto ilustruse

TIRANË- Grupi Parlamentar i PD-së ka dërguar në Gjykatën Kushteteuese mosmiratimin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në bujqësi.

Sipas PD, rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret cdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik. Partia Demokratike thekson se kjo ka vënë seriozisht në pikëpyetje nevojën e prezencës së opozitës në Kuvend, por nga ana tjetër dëmton interesin publik për shkak se deputetët nuk ushtrojnë dot përgjegjësitë dhe funksionet e tyre.

Nëse opozita nuk diskuton dot në Kuvend çështje që kanë interes për qytetarët, nëse nuk ushtron dot kontroll ndaj qeverisjes, nëse nuk shtyn dot përpara miratimin e ligjeve/amendamenteve në interes të qytetarëve, nëse nuk përfillet në të drejtat e saj që ia njeh Kushtetuta e Shqipërisë, atëherë roli i saj në Kuvend është thjeshtë formal duke mos përmbushur përgjegjësitë e veta në një shoqëri demokratike dhe duke dëmtuar kështu sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve, si garanci për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

Bashkëlidhur gjeni kërkesën e plotë të depozituar në Gjykatën Kushteteuse./Dosja.al

pd gjk ipard ii

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll