Politike

Hakerohet Kuvendi/ ‘Homeland Justice’ kërcënon deputetët shqiptarë: Bisedat e të korruptuarve janë në duart tona

Në postimin e tyre, ata akuzojnë disa prej anëtarëve të Kuvendit për lidhje me persona të përfshirë në krime të rënda. Në mesazhin e publikuar theksohet se kjo çështje do të bëhet publike dhe turpi do të mbetet përgjithmonë ndaj këtyre deputetëve.

10 Mars 2026, 13:05 Nga I.A

Hakerohet Kuvendi/ ‘Homeland Justice’ kërcënon

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë është hakeruar ditën e sotme nga hakerat e 'Homeland Justice'. Bëhet me dije se “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues në Telegram, ku pretendojnë se zotërojnë komunikimet dhe korrespondencën e disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

Në postimin e tyre, ata akuzojnë disa prej anëtarëve të Kuvendit për lidhje me persona të përfshirë në krime të rënda. Në mesazhin e publikuar theksohet se kjo çështje do të bëhet publike dhe turpi do të mbetet përgjithmonë ndaj këtyre deputetëve.

Deri më tani nuk ka reagim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me këtë deklaratë, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një kërcënim të bazuar në materiale reale apo për një deklaratë propagandistike në rrjet.

“Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë,” ka postuar Homeland Justice.

Hakerohet Kuvendi/ ‘Homeland Justice’ kërcënon

Gjithashtu mësohet se disa deputetëve u është dërguar në adresat e tyre të email-it një njoftim që u kërkohet të mos klikojnë link-et ose skedarët bashkangjitur, pasi sipas tyre përbëjnë rrezik.

“Ky email vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt”, thuhet në mesazh.

Hakerohet Kuvendi/ ‘Homeland Justice’ kërcënon

homeland justice kuvendi i shqipërisë

Sondazh

Poll