Aktualitet

Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV, Endri Meksi, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Meksi është shprehur se disa persona të maskuar të cilët lëviznin me një makinë tip Audi të bardhë e kanë kërcënuar atë pranë ambienteve të televizionit të tij.

10 Mars 2026, 15:17 Nga E.d
Kërcënohet me jetë pronari i MCN TV, Endri Meksi, policia
Foto ilustruse

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Saukut. Endri Meksi, pronari i MCN TV ka kallëzuar pranë autoriteteve policore se është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur. Meksi është shprehur se disa persona të maskuar të cilët lëviznin me një makinë tip Audi të bardhë e kanë kërcënuar atë pranë ambienteve të televizionit të tij.

Në kallëzimin e tij, ai pohon se personat e maskuar kishin armë dhe shkopinjë bejsbolli. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa policia ka nisur hetimin në lidhje me këtë ngjarje. Ajo ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesëve që ndodhen afër televizionit, në mënyrë që të identifikojnë autorët.

Bëhet me dije se Meksi është kërcënuar nga tre persona. Në kallëzim, Meksi pretendon se nga mjeti kanë dalë tre persona dhe e kanë kërcënuar në orët e mbrëmjes të së dielës./Dosja.al

endri meksi mcn tv policia

Sondazh

Poll