ME VIDEO/ Publikohet harta e vendeve të vuajtjes së dënimit në Shqipërinë komuniste
20 Shkurt 2020, 18:45Nga DOSJA
TIRANË– U prezantua sot në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, në Tiranë, videoja e vendeve të vuajtjes së dënimit në Shqipërinë komuniste. Një video e realizuar nga fondacioni kujto.al me mbështetjen e Konrad Adenauer Stiftung, që përmbledh në 16 minuta, hartën e mbjellë me burgje, kampe internimi dhe kampe pune të detyruar në 46 vite. “Kjo video, tha studiuesi Erald Kapri, tregon që Shqipëria në diktaturë ka qenë një skenë e madhe krimi”.
“Është tepër e rëndësishme të kemi informacion për këto vende, ku janë kryer këto krime. Megjithëse Shqipëria është një vend i vogël, ne pamë në këtë dokumentar një listë të gjatë të vendeve të vuajtjes”, u shpreh drejtori i KAS Albania, Tobias Rüttershoff, pas video-prezantimit. “Kur shohim këtë video ku paraqiten burgjet dhe kampet e panumërta kuptohet sa punë mbetet për t’u bërë në zbulimin e këtyre krimeve. Dhe për ne, është një çështje e rëndësishme që dhe të rinjtë ta marrin këtë informacion që këto krime mos të ndodhin më”, shtoi drejtori i KAS.
Rëndësinë e prezantimit të vendeve të vuajtjes në një format modern, tërheqës për të rinjtë dhe studentët, si në këtë video, e theksoi edhe pedagogu i Departamentit të Historisë, Andi Pinari gjatë fjalës së tij.
Video-prezantimi i hartës së vendeve të vuajtjes, është një nga realizimet e fondacionit kujto.al, të themeluar nga Agron Shehaj para tre vitesh. “Kujto.al në nismën e saj, ka dashur të ketë publikun partner. Në më pak se tre vjet që nga themelimi, kujto.al ka mbledhur qindra dëshmi, ka krijuar një arkiv me mbi 40 mijë njerëz që kanë vuajtur, qindra familjarë na shkruajnë për të përditësuar profilet e të afërmëve të tyre”, tha Erald Kapri, pjesë e kujto.al.
Aktiviteti u zhvillua në 29-vjetorin e shembjes së shtatores së Enver Hoxhës në kuadër të “Ditëve të Kujtesës”, të organizuara nga KAS Albania dhe IDMC. Në të ishin të pranishëm, veç studentëve dhe përfaqësuesve të institucioneve që merren me të kaluarën komuniste, edhe princ Leka II dhe shqiptaro-amerikani Marko Kepi, themelues i “Albanian Roots”. Të pranishmit ndanë idenë që Shqipëria është ende në hapat e parë të përballjes me të kaluarën, një kusht i domosdoshëm për një të ardhme më të mirë.
LEZHË– Sonte në emisionin “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus ishin të ftuar një familje italiane e cila prej 15 vitesh jetojnë në Shqipëri. Çifti R...
DURRËS– Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën “arrest me burg” në mungesë për gjashtë personat e shpallur në kërkim pas arrestimeve të ndërmarar në l...
Aktualitet20 Shkurt 2020, 17:44
TIRANË– Policia e Fierit ka ndaluar avokatin Niko Bega, i cili u përpoq të ndryshonte dëshminë e adoleshntes që akuzoi për ngacmim seksual profesorin...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në studion e Abc News me detaje nga droga, rrëmbimi dhe masakrimit të Jan Prengës. Nga Studio e ABC News me gazet...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar në studion e Abc News operacionin e kapjes së 1.3 ton kokainë në Maqedoni duke theksuar se bëhet fjalë për grupe ...
TIRANË– Avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi ka reaguar pasi SPAK kërkoi të sekuestrojë makinën e llojit ‘BMW’, në emër të të njohurit si ‘i forti’ i Durr...
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar sot 2 vëllezër pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë rrahur dy punonjës së Policisë Bashkiake në Lezhë. Sipas një...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar ditën e sotme sekuestrimin e katër banesave, dy automjeteve luksoze dhe të dy sipërfaqeve tokë (arë),...