7 Mars 2026, 12:28
Nga DOSJA

KOSOVË- Zhvillimet në Lindjen e Mesme, pas luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kundër Iranit, pritet të ndikojnë në ekonominë kosovare duke krijuar pasiguri, vlerëson Sytrime Dervisholli, eksperte e tregtisë.
Ajo pohon se efektet janë vërejtur menjëherë, me rritjen e çmimit të karburanteve, veprim të cilin ajo e cilëson të panevojshëm.
“Të gjitha kompanitë kanë rezerva të karburanteve, kanë pasur sinjale se në Lindjen e Mesme mund të ndodhë diçka”, thotë ajo në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.
Sipas Dervishollit, në këtë situatë nuk mund të parashikohet saktësisht se në cilët sektorë do të rriten çmimet në Kosovë, si efekt zinxhir i rritjes së çmimeve globalisht.
Ajo thekson se rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë do të ndikohet kryesisht si shkak i rritjes së shpenzimeve në transportin e mallrave.
“Me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, kompanitë transportuese do të detyrohen të gjejnë rrugë të tjera për transportin e mallrave, të cilat kushtojnë më shumë dhe do të marrin më shumë kohë”.
Sipas saj, i gjithë furnizimi i Kosovës me mallra varet nga transporti i kompanive të huaja.
Megjithatë, ajo konsideron se, në këtë situatë, shteti duhet të rrisë inspektimin dhe të monitorojë ndryshimet e çmimeve në treg, për t’i parandaluar keqpërdorimet./REL
kosova lufta ne lindjen e mesme
Politike
7 Mars 2026, 11:56
E. D
Pamje nga takimi
TIRANË- Partia Demokratike ka organizuar sot, në Ditën e Mësuesit, një konferencë me Departamentin e Arsimit...
Politike
7 Mars 2026, 11:19
Pirro Vengu
TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ka dorëzuar sot detyrën ministrit të ri, Ermal Nufi, i cili u betua dje.&nb...
Politike
7 Mars 2026, 10:13
E. D
Riho Terras, Vjosa Osmani
KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, e ka cilësuar si “hap prapa&r...
Politike
7 Mars 2026, 09:50
E. D
Richard Grenell, Hashim Thaçi
KOSOVË- I dërguari i presidentit amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka sugje...
Politike
7 Mars 2026, 08:17
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve festën e 7 Marsit. Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka p...
Politike
6 Mars 2026, 22:43
E. D
Belinda Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belinda Këlliçi ka reaguar, pas investigimit të emisionit&nb...
Politike
6 Mars 2026, 22:21
E. D
Albin Kurti, Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani vendosi të shpërndajë Kuvendin, meqë sipas saj, p&...
Politike
6 Mars 2026, 22:06
E. D
BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen...
Politike
6 Mars 2026, 21:25
E. D
TIRANË- Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së ‘Shqipëria Bëhet’ para kryeministrisë, duke u mar...
Politike
6 Mars 2026, 20:41
E. D
Jola Hysaj
TIRANË- Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Jola Hysaj, ...