Politike

Koçiu i lë detyrën Lamallarit: Të gjitha çështjet që kemi ngritur do të çohen përpara me profesionalizmin. Ministri: Misioni ynë, më shumë rend dhe siguri

Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se mbajtja e postit si Ministre e Punëve të Brendshme ishte një privilegj për të, teksa theksoi se të gjitha çështjet dhe punët që la pa mbaruar do të çohen përpara me profesionalizëm.

6 Mars 2026, 16:14 Nga E. D
Koçiu i lë detyrën Lamallarit: Të gjitha
Albana Koçiu, Besfort Lamallari

TIRANË- Zv/kryeministrja Albana Koçiu i ka dorëzuar detyrën e saj si Ministre e Punëve të Brendshme ministrit të ri në këtë detyrë, Besfort Lamallarit. Gjatë fjalës së saj, Koçiu u shpreh se mbajtja e postit si Ministre e Punëve të Brendshme ishte një privilegj për të, teksa theksoi se të gjitha çështjet dhe punët që la pa mbaruar do të çohen përpara me profesionalizëm.

“Jam e sigurt se stafi dhe ekipi profesional i Ministrisë do të vijojnë të çojnë përpara punët e nisura. I uroj sukses ministrit Lamallari dhe secilit prej jush në përmbushjen e misionit të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Koçiu.

Ndërkohë, Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, falënderoi Zv.kryeministren Koçiu për punën dhe kontributin e saj, duke e vlerësuar si një drejtim dinjitoz dhe profesional të MPB-së gjatë këtyre muajve.

“Rikthehem në shtëpi dhe gjej një ekip me të cilin ndaj vlera dhe përvojë të përbashkët. Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i posaçëm. Do të vijojmë të çojmë përpara punët e mira të nisura dhe të forcojmë misionin tonë në shërbim të qytetarëve, për më shumë siguri, rend dhe integritet institucional,” deklaroi ministri Lamallari./Dosja.al

albana koçiu besfort lamallari

Sondazh

Poll