Politike

Balluku: 300 apartamentet bashkë me limuzinat dhe jahtet janë pjesë e gjyqit publik

Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku u shpreh se hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e ka penguar kurrë as në pozicionin e saj si ministër apo si qytetare e republikës.

6 Mars 2026, 14:50 Nga E.d
Balluku: 300 apartamentet bashkë me limuzinat dhe jahtet janë
Foto ilustruse

TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministrit të ri, Balluku u shpreh se hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e ka penguar kurrë as në pozicionin e saj si ministër apo si qytetare e republikës.

Ajo tha se akuzat se ka 300 apartamente e jahte janë të pavërteta. Sipas saj, të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik, ndërsa shtoi se ka ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton, për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë

”Prokurorë e gjyqtarë do bëjnë detyrat e tyre pa ndikuar nga gjyqet publike, nga të pavartëtat apo gënjështrat. Hetimi që ka nisur prej muajsh nuk e kam penguar kurrë as në pozicionin tim si ministër apo si qytetare e repiblikës. Të vijojë të nxjerrë të vërtetën. Nuk kam as 300 as 30 apartamente.

Nuk kam as limuzina as jahte as helikoptere. Të gjitha këto janë pjesë e një gjyqi publik që bëhet me lehtësinë me të madhe këtë por për të thënë të drejtën unë jam rritur me gjyqe publike. Ndoshta kurrizi ma mban sepse jam trajnuar dhe kalitur që e vogël. Unë di të bëj punën time. Kam ngarkuar qeverinë shqiptare me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që kjo qeveri ka sjellë”, tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku hetim spak

Sondazh

Poll