Politike

'Të vërtetën time do ta nxjerrë në dritë'/ Balluku: Nuk kam për ta penguar kurrë Drejtësinë

Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se i vjen keq që situata e saj ka ngarkuar qeverinë me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që ka sjellë.

6 Mars 2026, 14:46 Nga E.d
'Të vërtetën time do ta nxjerrë në
Belinda Balluku

TIRANË- Belinda Balluku ka deklaruar se nuk e ka për ta penguar kurrë Drejtësinë. Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se i vjen keq që situata e saj ka ngarkuar qeverinë me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që ka sjellë.

Balluku tha se është mësuar që e vogël të përballet me gjyqin publik. Në fund, ajo tha se do të vijoj rrugëtimin e saj politik por edhe personal për të nxjerrë të vërtetën në dritë.

'Ndoshta kurrizi ma mban më mirë se kujtdo tjetër gjyqin publik, se jam mësuar që e vogël. Unë di të bëj punën time, secili ka mënyrë e tij, jam munduar të bëj më të mirën. As nuk e kam penguar dhe as do e pengoj kurrë drejtësinë. Më vjen keq që situata ime ka krijuar vonesa në procese jetësore të ministrisë, më vjen keq që kam ngarkuar qeverinë me një peshë që nuk e meriton për shkak të rezultateve që ka sjellë.

Më vjen keq që është ndikuar qetësia juaj personale për ditët e humbura në procese që duhen çuar përpara. Detyra që Enea ka, është që me ju në krah me një skuadër të jashtëzakonshme që kjo ministri ka, unë mendoj se ju do e kapërceni këtë situatë, duke më lënë mua të vijoj rrugëtimin tim politik por edhe personal për të nxjerrë një të vërtetë në dritë,' tha Balluku./Dosja.al

belinda balluku drejtesi ministri

Sondazh

Poll