Politike

VIDEO/ Degradon Kuvendi, demokratët përplasje fizike me Ballën pas fyerjes së Vokshit

Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka tentuar t’i mbyllë mikrofonin Ballës.

5 Mars 2026, 19:22 Nga E.d
VIDEO/ Degradon Kuvendi, demokratët përplasje fizike me
Perplasja

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka degraduar dhe demokratët janë përplasur fizikisht me Ballën pas fyerjes që ai bëri ndaj deputetes Vokshi. Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka tentuar t’i mbyllë mikrofonin Ballës.

Kjo situatë erdhi si pasojë e fjalëve të Ballës drejtuar deputetes demokrate Albana Vokshi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se për Vokshin kishte numrin 0900.


Pas kësaj, Gazmend Bardhi është ai që ka reaguar i pari dhe më pas deputetët e tjerë demokraatë kanë shkuar drejt foltores. Situata është tensionuar dhe ka ndërhyrë Garda, me qëllim neutralizimin e situatës./Dosja.al

taulant balla klevis balliu albana vokshi

Sondazh

Poll